Futboll

Conceiçao një muaj jashtë fushës

Francisco Conceicao

Juventusi ka konfirmuar se Franscisco Conceiçao ka pësuar lëndim muskulor, dhe sipas “Sky Sport Italias”, portugezi do të jetë jashtë fushës për një muaj.

Transferimi i verës nga “zonja e vjetër” u lëndua në stërvitje të mërkurën.

Të tjera teste mjekësore për të do të bëhen brenda dhjetë ditësh, ka bërë të ditur Juventusi në komunikatën zyrtare.

21-vjeçari u huazua nga Porto në javën e fundit të afatit kalimtar veror.

Futbollisti i krahut debutoi në vikendin e kaluar, kur u inkuadrua si zëvendësues në barazimin pa gola me Romën në “Allianz Stadium”.

Conceiçao e shënoi golin e parë dhe të vetmin në gjashtë paraqitje me Portugalinë, gjatë fazës grupore të “Euro 2024”.

Ai e realizoi golin e fitores 2:1 ndaj Republikës së Çekisë.