Futboll

Conceiçao: E zgjodha Milanin për ta fituar “Championsin”

Sergio Conceiçao

Milani u eliminua nga Feyenoordi në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.

Por ëndrra për ta fituar “Championsin” me Milanin vazhdon për teknikun portugez, Sergio Conceiçao.

50-vjeçari ka treguar se pse zgjodhi ta drejtojë gjigantin italian të futbollit.

“Doja të bëhesha trajner në një nga ligat më të forta në botë. Unë ëndërroj që të fitoj Ligën e Kampionëve, prandaj zgjodha klubin e Milanit. Ky është një klub historik që mund të më japë mundësinë të afrohem me një nga objektivat kryesore në karrierën time”, ka thënë Conceiçao, shkruan të dielën “Football Italia”.

Conceiçao u emërua trajner i Milanit në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Conceiçao deri më tani e ka drejtuar Milanin në 19 ndeshje. Skuadra nën drejtimin e tij ka shënuar dhjetë fitore, tri barazime dhe gjashtë humbje.

Ish-trajneri i Portos, Conceiçao, e ka fituar Superkupën e Italisë me Milanin.