Futboll

Como kthehet në Serie A pas 21 vjetësh

Como

Como e ka siguruar ngjitjen në Serie A pas 21 vjetëve.

Të premten mbrëma, Como barazoi 1:1 në shtëpi me Cosenzan dhe siguroi edhe matematikisht ngjitjen në elitën italiane në xhiron e fundit. Kjo edhe falë humbjes së Venezias nga Spezia.

Bashkë me Comon, edhe Parma e kishte siguruar më herët rikthimin në Serie A.

Pjesë e Comos si ndihmëstrajner është ish-lojtari Cesc Fabregas, ndërsa legjenda franceze Thierry Henry ka aksione në klub.

Venezia, Cremonese, Catanzaro, Palermo, Sampdoria dhe Brescia do të kërkojnë edhe një vend në Serie A përmes plejofit.