Pavarësisht tri barazimeve radhazi, Napoli është lider në Serie A me 56 pikë.
Napoli lëshoi pikë në tri ndeshjet e fundit, por formën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Antonio Conte nuk e shfrytëzoi Interi.
Interi pësoi dy disfata në katër ndeshjet e fundit. U mposht nga Juventusi dhe Fiorentina.
Interi ka dy pikë më pak se Napoli dhe është në pozitën e dytë.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin të dielën nga ora 12:30 do të jenë mysafirë të Comos.
Kjo ndeshje i takon javës së 26-të të Serie A. Napolitanët shpresojnë të kthehen te fitorja.
Te Como pritet të mungojë sërish Mërgim Vojvoda për shkak të lëndimit.
Como ka 25 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të.
Edhe Interi shpreson të kthehet te fitorja, kur të shtunën nga ora 20:45 e pret Genoan. Genoa e zë vendin e 11-të me 30 pikë.
Të shtunën nga ora 18:00 Milani luan në udhëtim te Torino.
Milani në mesjavë u eliminua nga Feyenoordi në Ligën e Kampionëve dhe do të mundohet të reagojë në kampionat.
Në elitën e futbollit italian, “kuqezinjtë” kanë 41 pikë në vendin e shtatë.
Torino renditet në pozitën e 12-të me 28 pikë.