Futboll

Cluji pranon ofertë për Arlind Ajetin

Arlind Ajeti

Arlind Ajeti pritet ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë. Bodrumspori është klubi që i ka bërë ofertë Clujit rumun për mbrojtësin Arlind Ajeti. Kështu ka njoftuar sajti rumun, “GSP”. 
Mbrojtësi 30-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë me Clujin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai ka luajtur vetëm një ndeshje për Clujin në edicionin aktual. Qendërmbrojtësi sezonin e kaluar mungoi në disa ndeshje për shkak të lëndimeve. Në edicionin e kaluar, Ajeti luajti 25 ndeshje në të gjitha garat për Clujin. Shënoi tre gola. Më herët ka luajtur për Baselin, Frosinonen, Torinon, Crotonen, Grasshopperin, Vejlen, Regginan, Padovan dhe Pordenonen.