Futboll

City turpërohet në shtëpi, Guardiola për herë të parë pesë humbje rresht

Guardiola

Manchester City është turpëruar të shtunën në mbrëmje, pasi ka pësuar debakël në Premier League nga Tottenhami. Skuadra e Pep Guardiolas u mposht 4:0. Ishte hera e parë që Guardiola ka pësuar pesë humbje rresht si trajner. 

Ndeshja i takoi javës së 12-të të Premier Leagues. 

Dy golat e parë të Tottenhamit i realizoi James Maddison në minutën e 13-të dhe 20-të. Golin për 3:0 e shënoi Pedro Porro në minutën e 53-të, kurse Brennan Johnson e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 93-të.  

City ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. 

Tottenhami ka 19 pikë dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës.