Skuadra e Manchester Cityt e ka pranuar ofertë e bërë nga Atletico Madridi për sulmuesin e Argjentinës, Julian Alvarez.
Atletico Madridi ka dërguar ofertë prej 95 milionë eurosh për Alvarezin, raporton të martën eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Alvarezi do të udhëtojë për në Madrid për testet mjekësore, pasi të arrijë marrëveshje personale me skuadrën spanjolle. Alvarez pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me skuadrën e drejtuar nga trajneri Diego Simeone. 24-vjeçari muaj më parë e ka njoftuar Cityn se nuk është i kënaqur me hapësirën e dhënë nga trajneri Pep Guariola. Por drejtuesit e Cityt e konsiderojnë Erling Haalandin sulmuesin kryesor në skuadër. Alvarezi me Cityn ka kontratë edhe katër vite.