Manchester City do të jetë pa mbrojtësit Kyle Walker e John Stones kur të takohet me Arsenalin në ndeshjen vendimtare në Premier League, të dielën.
Të dy janë lënduar derisa ishin të angazhuar me përfaqësuese.
“Është si është”, ka thënë trajneri i Cityt, Pep Guardiola, të premten.
Ai ka thënë se portieri Ederson, që mungoi në çerekfinale të Kupës FA ndaj Newcastle Unitedit më 16 mars, është “shumë, shumë më mirë”.
Walker dhe Stones u lënduan derisa ishin të grumbulluar me Anglinë. Sipas Guardiolas, lëndimi i Walkerit është më serioz.
City e pret Arsenalin të dielën nga ora 17:30. Arsenali udhëheq në tabelë me 64 pikë, sa i ka edhe Liverpooli në pozitën e dytë. City është i treti me 63 pikë.