Manchester City nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Nottingham Forestit. Të dielën mbrëma, skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultatin 2:0 ndeshjen në udhëtim.
Kështu City vazhdon garën e fortë për titull të kampionit në Premier League.
Pas xhiros së 35-të i ka 79 pikë në pozitën e dytë. Por ka një ndeshje më pak të luajtur se Arsenali që udhëheq në tabelë me 80 pikë. Liverpooli tashmë ka humbur hapin. Renditet i treti me 75 pikë.
Mbrojtësi kroat Joshko Gvardiol shënoi golin e parë për Manchester Cityn. Ai realizoi në minutën e 32-të me asistim të Kevin De Bruynes.
De Bruyne asistoi edhe për Erling Haalandin, që shënoi golin e dytë në minutën e 71-të.
Nottinghami është i 17-ti me 26 pikë.