Manchester Unitedi bëri rikthim dramatik për ta fituar derbin e qytetit ndaj Manchester Cityt.
Ndeshja e së dielës përfundoi 2:1 në të mirë të Unitedit.
Joshko Gvardiol kaloi në epërsi 1:0 kampionin aktual, me golin e minutës së 36-të.
Unitedi golin e barazimit 1:1 e shënoi në minutën e 88-të. Bruno Fernandes ishte i saktë nga pika e bardhë.
Penalltinë e siguroi Amad Diallo, që u ndal në zonë në mënyrë të palejuar.
Ky futbollist e shënoi golin e fitores në minutën e 90-të. Pas një pasimi mjeshtëror, Diallo u lirua edhe më bukur në zonë dhe goditi saktë për 2:1.
Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Premier Leagues dhe konfirmoi krizën e thellë të Manchester Cityt.
Skuadra e Pep Guardiolas tani është në vendin e pestë me 27 pikë.
Manchester Unitedi renditet i 12-ti me 22 pikë. Për trajnerin e Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ishte derbi i parë i qytetit.
Manchester Unitedi ka bërë rikthim të pabesueshëm në derbin me Manchestedr Cityn.
Për 2:1 shënoi Diallo.
Barazon Unitedi
Manchester Unitedi ka barazuar rezultatin në 1:1 në derbin me Manchester Cityn.
Bruno Fernandes shënoi nga penalltia në minutën e 88-të.
City në epërsi pas pjesës së parë
Manchester City e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë në derbin ndaj Manchester Unitedit. Mbrojtësi kroat, Joshko Gvardiol, realizoi për 1:0 në minutën e 37-të.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 16-të të Premier Leagues.
Në dhjetë ndeshjet e fundit, City ka vetëm një fitore.
City në epërsi ndaj Unitedit
Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Unitedit.
Për 1:0 realizoi Joshko Gvardiol në minutën e 37-të.
But de Manchester City
⚽️ Joško Gvardiol
Man City 1️⃣ - 0️⃣ Man United pic.twitter.com/Uw4fJ5OfLe— Xpress Foot (@XpressFoot) December 15, 2024
Kjo ndeshje i takon xhiros së 16-të të Premier Leagues.