Futboll

City merr tri pikë të rëndësishme në luftën për Champions

Manchester City

Manchester City e ka shënuar fitoren e dytë rresht në ligë.

City të shtunën pasdite e mposhti në udhëtim Evertonin me rezultatin, 2:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të Premier Leagues.

Për 1:0 realizoi Nico O'Reilly në minutën e 84-t.

Golin përfundimtar e shënoi Mateo Kovaçiq në minutën e 92-të.

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, për Evertonin luajti deri në minutën e 64-t.

City ka 58 pikë në vendin e katërt. Newcastle është e treta me 59 pikë, Nottinghami ka 57 pik në vendin e pestë, Chelsea i gjashti me 54 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa një pozitë më poshtë - të gjitha kanë nga një ndeshje më pak krahasuar me Cityn. Në Champions, kualifikohet pesë skuadrat e para.

Evertoni është në mesin e tabelës me 38 pikë.