Manchester City ka konfirmuar të mërkurën që mesfushori Rodri ka pësuar lëndim të rëndë.
Futbollisti spanjoll ka lënduar ligamentet e gjurit të dielën në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Rodri vlerësohet lojtari kryesor i kampionit anglez.
Shkalla e plotë e lëndimit nuk është saktësuar e rrjedhimisht as periudha se sa do të mungojë Rodri. Por ai pritet të mungojë shumë gjatë, ndoshta deri në edicionin e ardhshëm.