Futboll

City fiton me gol të minutave shtesë

Nunes

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka fituar me gol të minutave shtesë ndaj Aston Villas. Cityt ia siguroi pikët e plota Matheus Nunes. Ai shënoi golin për 2:1 në minutën e 94-t, në ndeshjen e javës së 34-t të Premier Leagues angleze.

City herët në minutën e shtatë shënoi golin e epërsisë 1:0.  Bernardo Silva shënoi gol.

Por Marcus Rashford barazoi shifrat në 1:1. Rashford shënoi nga penalltia golin e barazimit.

Më gola nuk pati deri në minutën e 94-t kur në skenë doli Nunes. Ai shënoi golin e fitores së 18-të të Cityt këtë edicion në Premier League.

City është në vendin e tretë me 61 pikë. Aston Villa në vendin shtatë me 57 pikë.