Manchester City e gjeti veten në disavantazh prej dy golave në minutën e 21-të në ndeshjen kundër Crystal Palace, që u zhvillua në “Etihad”.
Por skuadra e Pep Guardiolas shfaqi formë të jashtëzakonshme dhe në fund triumfoi 5:2 për ta vazhduar luftën për pozitat që çojnë në Champions.
Eberechi Eze (8’) dhe Chris Richards (21’) shënuan golat për mysafirët.
Kevin De Bruyne me gol të bukur nga gjuajtja e lirë ngushtoi rezultatin në minutën e 33-të. Tre minuta më vonë, Omar Marmoush (36’) barazoi shifrat.
City e mori epërsinë me të nisur pjesa e dytë kur shënoi Mateo Kovaçiq (47’).
Gol realizuan edhe James McAtee (56’) e Nico O’Reilly (79’).
City ngjitet në vendin e katërt përkohësisht me 55 pikë, dy më shumë se Chelsea e Newcastle.
Palace është i 11-i me 43 pikë.