Skuadra e Manchester Cityt të dielën e ka fituar derbin ndaj Chelseat me rezultatin 2:0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Stamford Bridge”, dhe i takoi xhiros së parë të Premier Leagues. Në minutën e 18-të, sulmuesi, Erling Haaland, me asistimin e Bernardo Silvas realizoi për 1:0. Në minutën e 45-të, Chelseat iu anulua goli që e shënoi sulmuesi, Nicolas Jackson, për pozitë jashtë loje.
Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiq realizoi gol të bukur në minutën e 84-të për rezultatin përfundimtar 2:0.
Ndeshjen e radhës në Premier League, City do ta ketë me Ipswich Townin më 24 gusht. Chelsea do të përballet me Wolverhamptonin më 25 gusht.