Ndeshja derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit do të zhvillohet të dielën dhe do të jetë e fundit për këtë fundjavë në elitën e futbollit anglez.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 30-të, ndërsa nis në orën 17:30.
Arsenali dhe Liverpooli prijnë me nga 64 pikë, një më shumë se Manchester City i vendit të tretë.
City do të jetë pa John Stonesin dhe Kyle Walkerin, ndërsa tek Arsenali mund të kthehen Gabriel, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli.
Manchester City i ka fituar tetë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Arsenalit në të gjitha garat.
Barazimi i fundit ishte 2:2 në Premier League në maj të vitit 2016.
Megjithatë, Arsenali ishte fitues i ndeshjes së parë të zhvilluar në “Emirates” në muajin tetor, duke e ndalur serinë e 12-të fitoreve rresht në ligë të Cityt.
Ekipi nga Londra veriore po e kërkon edhe fitoren e dytë në ligë kundër Cityt brenda një edicioni.
Do të ishte hera e parë që Arsenali do t’i shënonte dy fitore brenda një sezoni që prej edicionit 2007/08.
Në të gjitha garat, City është i pamposhtur në “Etihad” në 38 ndeshje rresht në të gjitha garat. Ka fituar 33 ndeshje, ndërsa ka barazuar në pesë të tjerë.
Arsenali në këtë ndeshje vjen pas formës së shkëlqyer në ligë.
I ka fituar të gjitha tetë ndeshjet në vitin 2024, duke shënuar 33 gola dhe duke i pranuar vetëm katër.
Të dielën nga ora 15:00 luan edhe Liverpooli dhe Brightoni.
Liverpooli e ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në Premier League, në ballafaqimet e ndërsjella.
2:0 kishte triumfuar në mars të vitit 2022.
Në shtëpi, fitoren e fundit Liverpooli e ka arritur kundër Brightonit në nëntor të vitit 2019.
Brightoni aktualisht është i teti në tabelë me 42 pikë.