Futboll

City – Arsenal, derbi i Premier Leagues

g

Të shtunën janë tetë ndeshje të xhiros së pestë të Premier Leagues. Ka ndeshje interesante, por vëmendja megjithatë do të jetë te ndeshja e fundit e xhiros, që zhvillohet të dielën.

Nga ora 17:30 takohen Manchester City dhe Arsenali. Ndeshja luhet në “Etihad”.

Dy skuadrat kanë zhvilluar garë interesante për titull në dy edicionet e kaluara. City triumfoi në të dy rastet, duke lënë fare në fund duarthatë Arsenalin. Manchester City është pretendent i madh edhe në këtë edicion të kampionatit anglez.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar katër ndeshjet e para në Premier League dhe udhëheq në tabelë me 12 pikë. Arsenali është i dyti me 10 pikë, sa i ka edhe Newcastle në vendin e tretë.

Ndryshe ishte në Ligën e Kampionëve, në xhiron e parë që u zhvillua në mesjavë. Pa fitore mbetën si Manchester City ashtu edhe Arsenali.

Fillimisht City luajti në shtëpi pa gola me Interin e më pas Arsenali luajti po ashtu pa gola në Itali ndaj Atalantas.

Në ndeshjen e parë të xhiros në Premier League, të shtunën nga ora 13:30 takohen Ëest Hami e Chelsea. Nga ora 16:00, Liverpooli e pret Bournemouthin, kurse Manchester Unitedi nga ora 18:30 është mysafir i Crystal Palace.