Mbrojtësi i skuadrës së Barcelonës, Andreas Christensen, do të rikthehet për ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit.
Danezi pati një shqetësim të vogël fizik ndaj Atletico Madridit, që e la atë jashtë fushës për ndeshjet e përfaqësueses së Danimarkës.
Christensen nuk u paraqit as të shtunën mbrëma ndaj Las Palmasit, ndërsa Barcelona e fitoi takimin me rezultat 1:0.
Ndeshja e parë çerekfinale e Championsit ndërmjet Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit do të luhet më 10 prill, në stadiumin “Parc des Princes”, nga ora 21:00.
Skuadra katalunase u kualifikua në çerekfinale duke e mposhtur skuadrën e Amir Rrahmanit, Napolin me rezultat të përgjithshëm, 4:1.