Futboll

Chiesa nuk është penduar që u largua nga Juventusi

Federico Chiesa

Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa, u largua nga skuadra e Juventusit në verën e vitit të kaluar për t’u transferuar te gjiganti anglez, Liverpool.

Chiesa nuk ishte në planet e trajnerit të Juventusit, Thiago Motta, për këtë edicion dhe vendosi që të ndryshojë skuadër.

Babai i Federicos, Enrico Chiesa, në një intervistë për “Tuttosport” deklaroi se djali i tij nuk u pendua që u largua nga Liverpooli.

Ai shtoi se futbollisti është i lumtur te Liverpooli.

“Federico është shumë i lumtur në Liverpool. Ai është në një klub të nivelit të lartë që po udhëheq Premier Leaguen dhe tani shpresojmë se ai mund të fitojë titullin”, ka thënë Enrico Chiesa.

Federico Chiesa këtë edicion në 11 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.

Enrico Chiesa në të kaluarën ka qenë futbollist i njohur. Ka luajtur për skuadra si Parma, Fiorentina, Lazio dhe Sampdoria.