Liverpooli ka vendosur që t’i ndajë rrugët me sulmuesin e krahut, Federico Chiesa, gjatë afatit kalimtar veror.
Qëkur u transferua për 15 milionë euro nga Juventusi në verën e vitit të kaluar, italiani përveç që nuk e pati të sigurt vendin e titullarit, ka luajtur vetëm 387 minuta në 11 paraqitjet në total, në të gjitha garat.
Kontributi i tij ka qenë me dy gola, një në Kupën FA dhe së fundmi në humbjen 2:1 nga Neëcastle në finalen e Kupës EFL.
27-vjeçari do të largohet nga “Anfield” dhe me shumë gjasë do të kthehet në Serie A. Napoli ka qenë prej skuadrave të interesuara për të.