Futboll

Chiesa do të largohet nëse qëndron Allegri

Federico Chiesa

Ylli i Juventusit dhe i Italisë, Federico Chiesa, pritet të largohet nga skuadra në verë nëse Massimiliano Allegri do të mbetet trajneri edhe për edicionin 2024/25.

 

Kontrata e Chiesas me Juventusin skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por “La Gazzetta dello Sport”, ka shkruar të mërkurën se ai mund të largohet.

 

Mediumi italian ka bërë të ditur se Juventusi mund t’i ofrojë Chiesas kontratë edhe për një vit tjetër.

 

Sulmuesi i krahut iu bashkua Juventusit nga Fiorentina në vitin 2020.

 

Ka shënuar 30 gola në 124 paraqitje me “bardhezinjtë”.