Futboll

Chibueze synon Ligën e Kampionëve me Dinamon e Ferizajt

Odi Henry Chibueze

Sulmuesi nga Nigeria, Odi Henry Chibueze synon një vend në Ligën e Kampionëve me Dinamon e Ferizajt. Ai në një intervistë për gazetën nigeriane “New Telegraph” ka thënë se futbolli në Kosovë është ngritur shumë në vitet e fundit. Dinamo e Ferizaj është në Kategorinë e Dytë të futbollit të Kosovës. Është në vendin e tretë me 40 pikë në Grupin A të Ligës së parë. Por sulmuesi 31-vjeçar insiston se Dinamo mund ta përfaqësoj Kosovën në Ligën e Kampionëve. 

“Futbolli në Kosovë po zhvillohet me ritëm të mirë dhe nuk është aq lehtë sa mendojnë njerëzit. Ne jemi shumë lojtarë cilësor, evropianë, afrikanë dhe nga pjesa tjetër e botës që luajnë me sukses në ligë. Skuadrat e ligës së Kosovës do të vlerësohen, pasi ato do të konkurrojnë mirë në garat më të mira të klubeve të UEFA-s si Liga e Konferencës, Liga e Evropës dhe Liga e Kampionëve”, ka thënë Chibueze. Chibueze në Kosovë është prej vitit 2017. Ka luajtur për Lirinë, Trepçën ’89, Vëllaznimin, Dukagjinin dhe Vushtrrinë.