Futboll

Chelsea vazhdon dominimin në Ligën e Konferencës

Liga e Konferencës

Chelsea ka bërë vend në çerekfinale të Ligës së Konferencës.

Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Kopenhagë ndaj Copenhagenit, Chelsea fitoi edhe në “Stamford Bridge”, 1:0, të enjten mbrëma.

Mesfushori Kiernan Dewsbury-Hall e shënoi golin e vetëm në përballje, në minutën e 55-të.

Ai realizoi në portën e portierit Diant Ramaj, i cili e kompletoi ndeshjen.