Futboll

Chelsea siguron Quendan

Geovany Quenda

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit të krahut që aktivizohet te Sportingu, Geovany Quenda. 

17-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë shtatëvjeçare në “Stamofrd Bridge”, me opsionin për vazhdimin e kontratës. 

Quenda pritet të transferohet te Chelsea për afro 48 milionë euro, por ai nuk do t’i bashkohet klubit deri në vitin 2026.

Quenda që luan për grupmoshën U21 të Portugalisë, ka shënuar dy gola e tetë asistime në 43 paraqitje për Sportingun.