Chelsea i ka siguruar garat evropiane për edicionin e ardhshëm, në ditën e fundit të Premier Leagues për këtë edicion.
Chelsea fitoi 2:1 në ndeshjen e xhiros së 38-të ndaj Bournemouthit.
Supergol në minutën e 17-të shënoi Moises Caicedo. Mesfushori ekuadorian realizoi nga afër 50 metra, pasi shfrytëzoi daljen e portierit kundërshtar.
Raheem Sterling e dyfishoi më pas epërsinë, tre minuta pas pushimit.
Benoit Badiashile shënoi autogol një minutë më pas dhe u vendos rezultatin përfundimtar i takimit.
Chelsea përfundon në vendin e gjashtë në Premier League me 63 pikë.
Chelsea aktualisht do të bëj gara në Ligën e Evropës, por do të bartej në Ligën e Konferencës nëse Manchester Unitedi e mposht Manchester Cityn në finalen e Kupës FA të shtunën, më 25 maj.