Chelsea e ka shënuar fitoren e katërt në Ligën e Konferencës.
Në xhiron e katërt të kësaj gare, “blutë” fituan në udhëtim te Heidenheimi i Bundesligës gjermane, 2:0.
Christopher Nkunku dhe Mykhailo Mudryk, shënuan në minutat 51 dhe 86 për rezultatin përfundimtar.
Cesare Casadei në minutën e 97-të u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.
Chelsea ka 18 gola të shënuar e tri të pranuar.