Skuadra e Chelseat të dielën është ndalur në barazim 1:1 nga Nottingham Foresti. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Premier Leagues.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Chris Ëoodit në minutën e 50-të. Shtatë minuta më pasë, Noni Madueke i barazoi shifrat. Nga minuta e 78-të, Nottinghami ishte me një futbollistë më pak në fushë pasi mesfushori James Ward-Prowse u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Chelsea ka 14 pikë dhe është në pozitën e katërt në tabelë. Nottinghami ka dhjetë pikë dhe është në vendin e nëntë.