Futboll

Chelsea ndalet në barazim

Chelsea

Foto: Associated Press

Crystal Palace shmangi humbjen e 14-të radhazi në Premeri League nga Chelsea. Crystal Palace fitoi një pikë kundër Chelseat të dielën në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e javës së tretë të elitës së futbollit anglez.

Ndeshja përfundoi baras, 1:1, ndërsa ishte pika e parë për Crystal Palacen në edicionin aktual.

Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 25-të. Golin e epërsisë 1:0 e shënoi Nicolas Jackson. Por në pjesën e dytë, Crystal Palace shënoi golin e barazimit nëpërmjet Eberechi Ezes. Ai shënoi në minutën e 53-të golin e barazimit, 1:1. Chelsea ka një fitore, një barazim dhe një humbje.