Futboll

Chelsea mposhtet por kualifikohet në Ligën e Konferencës

Chelsea

Skuadra e madhe angleze, Chelsea, është mposhtur nga Servette të enjten mbrëma 2:1 në Zvicër, por ka avancuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës me rezultatin e përgjithshëm, 3:2.

“Blutë” kishin fituar në Londër 2:0 në javën e kaluar.

Francezi Christopher Nkunku shënoi nga penalltia në minutën e 14-të për epërsinë e Chelseat.

Në minutën e 32-të dhe të 72-të shënuan Jeremy Guillemenot dhe Enzo Crivelli, për fitoren 2:1.

Portieri Leo Besson ishte në bankën rezervë te Servette.