Futboll

Chelsea mposhtet por avancon në gjysmëfinale

Chelsea

Foto: Associated Press

Chelsea është mposhtur të enjten mbrëma nga Legia e Varshavës, por ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës. 

“Blutë” u mposhtën 2:1, por ka mjaftuar fitorja 3:0 në javën e kaluar në Poloni. 

Tomas Pekhart e shënoi nga penalltia golin për 1:0 në minutën e 10-të, ndërsa Marc Cucurella i barazoi shifrat në minutën e 33-të. Mbrojtësit spanjoll iu anulua edhe një gol në minutën e 42-të. 

Steve Kapuadi i mysafirëve e shënoi golin e fitores 2:1, por të pamjaftueshme për të kaluar në raundin tjetër. 

Chelsea luan në gjysmëfinale më 1 maj me fituesin mes Rapidit dhe Djurgardenit.