Futboll

Chelsea mposhtet nga goli i minutës së 95-të

Palmer

Gol në minutën e pestë të kohës shtesë ka pranuar Chelsea të enjten nga Fulhami, dhe ka pësuar disfatë në kuadër të xhiros së 18-të të Premier Leagues.

Fulhami fitoi me rezultatin 2:1 në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat, që tani ka dy ndeshje pa fitore, pas barazimit pa gola me Evertonin në xhiron e kaluar.

Cole Palmer shënoi gol për vendësit në minutën e 16-të, ndërsa tetë minuta para fundit, Harry Wilson i barazoi shifrat në 1:1.

Rodrigo Muniz u përkujdes që pikët e plota t’i takojnë Fulhamit, me golin e minutës së 95-të.

Chelsea mbetet me 35 pikë dhe bën hap të gabuar në garën për titull.

Fulhami i afrohet zonës së garave evropiane për sezonin tjetër. Tani ka 28 pikë.