Chelsea është dukshëm skuadra më e njohur që do të paraqitet në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Shorti për fazën e ligës është tërhequr të premten pasdite në Monako. Gjithsej 36 skuadra do të paraqiten në fazën e ligës, ndërsa 24 prej tyre avancojnë në fazën nokaut.
Secili ekip do të luajë gjashtë ndeshje, tri në shtëpi e tri në udhëtim.
Klubi londinez, që ishte bartësi i parë në short, do të përballet me Gentin belg, Heidenheimin e Gjermanisë, Astanan e Kazakistanit, Shamrock Roversin e Irlandës, Panathinaikosin grek dhe skuadrën nga Armenia, Noah.
Në vazon e parë për shortin e Ligës së Konferencës pos Chelseat ishin edhe Copenhageni, Genti, Fiorentina, LASK-u dhe Real Betisi.