Futboll

Chelsea fiton në ndeshjen e parë të plejofit

Christopher Nkunku

Foto: Associated Press

Chelsea i Premier Leagues së Anglisë e ka fituar ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës zvicerane, Servette. 

Chelsea të enjten mbrëma në “Stamford Bridge” fitoi 2:0 dhe ka bërë hap para drejt fazës së grupeve në këtë garë. 

Christopher Nkunku shënoi për 1:0 nga penalltia në minutën e 50-të. 

Një minutë më pas, rast të artë shpërdoroi sulmuesi Marc Guiu, që nuk realizoi në portën e zbrazët pas gabimit të portierit kundërshtar. 

Golin për 2:0 e shënoi Noni Madueke, në minutën e 76-të. 

Ndeshja në Zvicër luhet të enjten e ardhshme.