Futboll

Chelsea fiton dhe vazhdon garën për "Champions"

Chelsea

Skuadra e Chelseat ka fituar me përmbysje të rezultatit ndaj Fulhamit. 

Chelsea të dielën pasdite e mposhti në udhëtim Fulhamin me rezultatin, 2:1. 

Chelsea me këtë fitore është ngritur në pozitën e pestë me 57 pikë. Kjo pozitë të dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. 

57 pikë i ka edhe Nottingham Foresti një pozitë më poshtë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të Premier Leagues. 

Alex Iwobi i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 20-të. 

19-vjeçari Tyrique George i barazoi shifrat në minutën e 83-të. 

Portugezi Pedro Neto dhjetë minuta më pas e realizoi golin e fitores për Chelsean. 

Fulhamit iu anulua edhe një gol i Andreas Pereiras në minutën e tretë për shkak të pozitës jashtë loje. 
Fulhami e zë vendin e nëntë me 48 pikë.