Futboll

Chelsea bindet për ta shitur Brojën

Armando Broja

Armando Broja

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja do të largohet përfundimisht gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e Chelseat, raporton të martën Fabrizo Romano.

Ai ka shkruar se Chelsea do të dëgjojë ofertat për sulmuesin shqiptar dhe sulmuesin anglez, Raheem Sterling.

Broja u huazua te Fulhami nga skuadra e Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. Broja është paraqitur vetëm 58 minuta në shtatë ndeshjet e këtij edicioni në të gjitha garat.

Me Chelsan, Broja ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.