Futboll

Celina ia siguron një tjetër fitore në fund AIK-ut

Bersant Celina

Në ndeshjen ndaj GAIS-it, Bersant Celina ia kishte siguruar fitoren AIK-ut me gol të minutave shtesë.

Kishte shënuar golin e fitores 1:0 në minutën e 92-të. Celina shënoi tjetër gol për AIK-un në minutat e fundit. 

Shënoi supergol në fitoren e skuadrës së tij në udhëtim ndaj Osterit. AIK-u fitoi 1:0 ndeshjen e luajtur të dielën, në kuadër të xhiros së katërt të elitës suedeze të futbollit. Celina u zëvendësua në minutën e 92-të.

Me fitore, AIK-u është bërë lider me dhjetë pikë. Një pikë më pak ka Hammarby në vendin e dytë.