Futboll

Celina i lumtur tek AIK-u suedez

Bersant Celina

Futbollisti i AIK-ut suedez, Bersant Celina, ka thënë se Racing Santander, që garon në Kategorinë e Dytë të Spanjës, kishte shprehur interesim gjatë verës së vitit të kaluar.

“Është e vërtetë që më donin, por doja të qëndroja në AIK, kështu që nuk ndodhi asgjë”, ka thënë Celina për “fotboldirekt.se” të mërkurën. 

Celina nuk e di nëse skuadra spanjolle është ende e interesuar për të.

“Nuk e di, nuk kam dëgjuar. Por ata më donin në verë, por edhe gjatë janarit të këtij viti, por unë jam i fokusuar vetëm tek AIK-u. Më pëlqen këtu dhe do të kisha dashur të qëndroj për më shumë vite në këtë klub”, ka theksuar Celina.

Celina e ka një gol e një asistim ne edicionin aktual. Pas dy ndeshjeve AIK-u është i treti me 6 pikë. Celina ka shënuar një gol në 35 ndeshje për Kosovën.