Futboll

Çelhaka shënon gol të bukur, Olimpija Lubjana në çerekfinale

Mesfushori Jurgen Çelhaka

Mesfushori Jurgen Çelhaka ka shënuar gol të bukur për Olimpijan e Lubjanës, që të mërkurën mbrëma ka avancuar në çerekfinale të Kupës së Sllovenisë. 

Çelhaka realizoi me gjuajtje të saktë nga distanca në minutën e shtatë, në fitoren 3:0 ndaj Ilirijas. 

Për të ishte goli i parë i edicionit në 26 paraqitje, teksa i ka edhe dy asistime. 

NK Olimpija është në vendin e parë edhe në kampionat me 48 pikë në 21 ndeshje, gjashtë më shumë se Maribori që e ka një ndeshje më shumë të luajtur.