Futboll

Casemiro nuk ftohet nga Brazili për Copa America

Casemiro

Mesfushori i Manchester Unitedit, Casemiro, ka mbetur jashtë ekipit të Brazilit për Copa America që mbahet muajin e ardhshëm.

32-vjeçari, që i ka 75 paraqitje për Brazilin, kishte edicion të vështirë tek Unitedi dhe mbeti jashtë listës prej 23 lojtarëve të përzgjedhësit Dorival Jr. 

Sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison, Gabriel Jesus i Arsenalit dhe Antony i Unitedit, po ashtu nuk janë përzgjedhur. Neymar po ashtu është jashtë për shkak të lëndimit të pësuar tetorin e kaluar.

Premier League prezantohet me nëntë lojtarë. 

Copa America mbahet prej 20 qershorit deri më 14 korrik në SHBA.

Supertalenti Endrick është në listën e Brazilit. Ai do t’i bashkohet Real Madridit në verë.