Mesfushori i talentuar spanjoll, Marc Casado, është i lumtur me fillimin e mirë të edicionit me skuadrën e Barcelonës.
Casado në një intervistë për “Jijantes”, ka theksuar se dëshiron që të jetë pjesë e Barçës edhe për shumë vjet.
“Shumë i kënaqur me fillimin e sezonit, gjërat po shkojnë mirë si në aspektin individual, ashtu edhe me ekipin. Synimi im është të vazhdoj ta veshi fanellën e Barcelonës për shumë vjet”, u shpreh Casado.
21-vjeçari është zhvilluar si futbollist në akademinë e Barçës. Ai këtë edicion ka zhvilluar tri ndeshje dhe ka bërë një asistim.