Futboll

CAS-it mund t’i drejtohet edhe Federata rumune

Rumani-Kosovë

Pos Federatës kosovare të futbollit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Llozanë mund të drejtohet edhe federata rumune e futbollit. Presidenti i kësaj federate, Razvan Burleanu është ndarë i pakënaqur me vendimin e Apelit të UEFA-s. Ky organ e regjistroi ndeshjen e ndërprerë me Kosovën me rezultat 3:0 në të mirë të Rumanisë, por gjobiti federatën rumune me 128 mijë euro dhe me një ndeshje të përfaqësueses pa shikues.

“Është vendim që duhet të ndahet në dy pjesë. Në njërën anë vendimi konfirmon se fitorja 3:0 ishte logjike, racionale dhe e pritshme, pasi në të kundërtën secila ndeshje e futbollit do të ishte në dyshim. Vendimi që konfirmon fitoren e Rumanisë mbron futbollin. Sa u takon gjobave, aktualisht i llogarisim ato shumë të rënda, sidomos mbyllja e stadiumit për tifozët tanë. Ata gjatë kësaj kampanje ishin model. Edhe në këtë ndeshje ishin të shkëlqyer deri në minutën e 91-të, 92-të”, ka thënë Burleanu për prosport.ro.

Në federatën rumune për arsyetimin e vendimit të Apelit të UEFA-s për të vendosur nëse do t’i drejtohen CAS-it.

“Kemi pesë ditë për të vendosur nëse do t’i drejtohemi CAS-it. Është procedurë emergjente pasi të premten është shorti. Edhe për ne edhe për Kosovën i vetmi nivel, nëse vendosim të apelojmë, është CAS-i në Llozanë”.