Lojtari i Real Madridit, Dani Carvajal, është përfshirë në një përplasje me Bukayo Sakan në hyrjen e tunelit të stadiumit, pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Arsenalit, shkruan Marca.
Edhe pse Carvajali nuk luajti në këtë takim, ai mori rolin e kapitenit menjëherë pas pjesës së parë dhe ndërhyri pas penalltisë së goditur nga Saka me stilin “Panenka”. Sipas gazetës spanjolle, ai e konsideroi këtë si mungesë respekti ndaj Realit.
“Carvajal ishte i pari që doli përpara sapo gjyqtari sinjalizoi fundin e pjesës së parë. Ai qëndroi me shokët e tij në fushë për të treguar mbështetjen dhe duartrokiti edhe kundërshtarët. Kur Saka u afrua, Carvajal i pëshpëriti diçka në vesh, e preku në gjoks dhe nisi ta qortonte për mënyrën e ekzekutimit të penalltisë”, shkruan Marca.
Kur Saka tentoi të largohej drejt dhomave të zhveshjes, Carvajal nuk e la me kaq. Ai e kapi përsëri për krahu, i pakënaqur me përgjigjen e anglezit. Më pas situata u përshkallëzua dhe u përfshinë disa anëtarë të stafit të Arsenalit dhe rojet e sigurisë për të ndarë lojtarët. Marca shton se në një moment Carvajal e kapi Sakën edhe nga qafa.
VIDEO:
Why is Carvajal fighting Saka? Madrid is the worst club in all of football.
pic.twitter.com/jmV3oGfxtp
Arsenali siguroi kualifikimin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5:1 – 3:0 në Londër dhe 2:1 në Madrid.