Cannavaro po ashtu ka folur edhe për “Topin e Artë”.
Ai ka thënë se Dani Carvajal duhet të bëj “gjëra të jashtëzakonshme” për ta fituar çmimin prestigjioz.
Cannavaro është italiani i fundit që e ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2006.
“Nuk mund ta vini në dyshim Lautaron. Ai e fitoi titullin dhe Kupën e Amerikës dhe gjithmonë e bën diferencën. Shpresoj që Serie A dhe Interi të mos e humbin atë. Kur mendoj se cilët lojtarë të Serie A mund të luajnë për Cityn apo Realin, mendoj se është vetëm Lautaro dhe askush tjetër”, ka thënë ai në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport” të enjten.