Futboll

Çalhanoglu ia siguron fitoren e radhës kampionit të Italisë

Hakan Çalhanoglu

Hakan Çalhanoglu shënoi dy gola për fitoren 2:0 të Interit ndaj Torinos. Për Interin ishte ndeshja e parë pasi u shpall kampion i Italisë.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 34-t të Serie A.

Çalhanoglu realizoi për 1:0 në minutën e 56-të, ndërsa vetëm katër minuta më vonë konkretizoi penallti për 2:0.

Torino prej minutës së 49-të luajti me një lojtar më pak në fushë.

Kristjan Asllani luajti prej minutës së 63-të për Interin. Ai zëvendësoi pikërisht golashënuesin e dyfishtë.

Te Torino prej minutës së 63-të u aktivizua Mërgim Vojvoda.

Interi udhëheq me 89 pikë. Torino është e dhjeta me 46 pikë.