Futboll

Calhanoglu e fton Arda Gulerin tek Interi

Calhanoglu e fton Arda Gulerin tek Interi

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu, shpreson që bashkëkombësi i tij, Arda Guler, do t’i bashkohet “nerazzurrëve”. 

Menaxheri i Gulerit së fundmi ka deklaruar se ka pasur “bisedime pozitive” me Interin. 

Për Gulerin menjëherë pas fitores 3:1 të Turqisë ndaj Hungarisë që ishte e rëndësishme për mbetje apo inkuadrim në Ligën A të Ligës së Kombeve, ka folur edhe mesfushori Calhanoglu. 

“Arda Guler është lojtar shumë i rëndësishëm, një vëlla për të cilin kujdesem shumë. Do të doja që ai të vijë e të luajë me ne tek Interi. Këshilla ime është që ai të shkojë aty ku ka më shumë minuta për lojë sepse e meriton”, ka deklaruar Calhanoglu pas ndeshjes. 

Interi pritet ta transferojë edhe një sulmues në verën e vitit 2025, që të jetë mbështetje për Lautaro Martinezin dhe Marcus Thuramin. 

Kontrata e 20-vjeçarit Guler me Real Madridin skadon në vitin 2029. 

Në 30 paraqitje në të gjitha garat, Guler ka shënuar tri gola e ka kontribuuar me pesë asistime.