Slloveni Slavko Vinçiq do ta drejtojë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit.
Komiteti i Arbitrave të UEFA-s të hënën ka vendosur për ekipet e arbitrave për ndeshjet finale të garave evropiane. Finalja e Championsit zhvillohet në “Wembley” më 1 qershor.
44-vjeçari Vinçiq është arbitër ndërkombëtar që nga viti 2010. Në vitin 2022 e drejtoi finalen e Ligës së Evropës. Ka drejtuar shtatë ndeshje të Championsit këtë edicion, duke përfshirë çerekfinalen mes Borussia Dortmundit dhe Atletico Madridit.
Istvan Kovacs i Rumanisë drejton finalen e Ligës së Evropës, ndërsa Artur Soares Dias i Portugalisë është caktuar për finalen e Ligës së Konferencës.