Sulmuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, e ka shënuar golin e tij të parë me skuadrën e CSKA Sofias. Bytyqi realizoi gol në minutën e 92-të për t’ia siguruar një pikë CSKA Sofias. Në kuadër të xhiros së 14-t të kampionatit bullgar, Lokomotiv Plovdivu barazoi 2:2 me CSKA Sofian.
Bytyqi në lojë u inkuadrua në minutën e 78-të dhe në fund të ndeshjes shënoi për 2:2.
Lumbardh Dellova e kompletoi ndeshjen për CSKA Sofian.
Për Bytyqin kjo ishte ndeshja e pestë e zhvilluar këtë edicion.
Ai u transferua në afatin kalimtar të verës si futbollist i lirë.
CSKA Sofia është në mesin e tabelës.