Futboll

Bytyqi shënon gol në Bullgari

Zymer Bytyqi

Sulmuesi i krahut, Zymer Bytyqi, realizoi gol për CSKA Sofian, që barazoi 2:2 me CSKA 1948. Bytyqi shënoi në minutën e 88-të në ndeshjen e së shtunës, që i takoi elitës bullgare.

Goli i Bytyqit ishte i fundit në ndeshje.

Ai hyri në lojë në minutën e 76-të, kur rezultati ishte 2:1 për ekipin kundërshtar. 28-vjeçari tani i ka dy gola në 11 paraqitje në kampionatin bullgar.

Lumbardh Dellova e kompletoi ndeshjen te CSKA Sofia, që pas xhiros së 19-të është vetëm në pozitën e tetë me 26 pikë.