Futboll

Bytyqi aktivizohet në barazim

Zymer Bytyqi

Zymer Bytyqi ka luajtur vetëm dhjetë minuta për Antalyasporin që barazoi ndaj Ankaraguçut. 

Ndeshja e luajtur të martën përfundoi baras, 1:1. I takoi javës së 31-të të Superligës së Turqisë. 

Amar Gërxhaliu mbeti në stol. Antalyaspori zë vendin e tetë me 42 pikë.

Ankaraguçu në pozitën e 14-të me 34 pikë.