Futboll

Buongiorno jashtë fushave për një muaj

Amir Rrahmani dhe Alessandro Buongiorno

Bashkëlojtari i Amir Rrahmanit te skuadra e Napolit, Alessandro Buongiorno, do të jetë jashtë fushave për një muaj. 

Kështu kanë shkruar të martën mediumet italiane. 

Mësohet se italiani Buongiorno u lëndua të hënën gjatë seancës stërvitore. 

Klubi i Napolit shpreson që Buongiorno të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Atalantas dhe Juventusit.

Këto dy ndeshje luhen në muajin e ardhshëm. 

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, duhet të vendosë mes Juan Jesusit dhe Rafa Marinit për ta zëvendësuar Buongiornon. 

Buongiorno së bashku me kapitenin e Kosovës, Rrahmanin, janë shumë të rëndësishëm te Napoli në repartin defensiv. 

25-vjeçari Buongiorno te Napoli u transferua në afatin kalimtar të verës nga Torino për 35 milionë euro.

Buongiorno ka qenë standard në 15 ndeshjet e edicionit aktual në Serie A.